Presidencialet, nesër takohen Zaev – Ahmeti (VIDEO)

Nga e hëna nisin takimet mes partnerëve të koalicionit qeveritar për gjetjen e kandidatit konsensual për president. Nga takimi mes kryeministri Zaev dhe kreut të integristëve Ahmeti do të dihet nëse bisedimet do të vazhdojnë edhe me partnerët tjerë, apo partnerët do të garojnë të ndarë.

Osmani fajëson opozitën shqiptare për dështimin e opsionit për kandidat të përbashkët shqiptar për president.

Partitë opozitare shqiptare janë akoma duke kalkuluar për modalitetet e kandidatit presidencial. Aleanca për Shqiptarët dhe Besa e Bilall Kasamit janë shprehur kundër kandidatit të përbashkët me BDI-në, ndërkohë po shqyrtojnë mundësinë e kandidatit të përbashkët. Besa e Afrim Gashit akoma nuk ka qëndrim ndërsa PDSH-ja do ta mbështet kandidatin e pushtetit.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu