Presidenti Erdogan pas samitit të NATO-s do të zhvillojë një vizitë në Azerbajxhan

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se midis Turqisë dhe Azerbajxhanit javën e ardhshme do të nënshkruhet një kontratë gjithëpërfshirëse.

Erdogan në përgjigje të interesit të gazetarëve në inaugurimin e një xhamie në Stamboll tha se pas takimeve dypalëshe në kuadër të Samitit të NATO-s (në Bruksel, kryeqyteti i Belgjikës më 14 qershor), do të shkojë në Azerbajxhan.

Duke deklaruar se ai së pari do të ndalet në Fuzuli, Presidenti Erdogan tha se ai më vonë do të takohet me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev në Shusha dhe ata do të nënshkruajnë një kontratë gjithëpërfshirëse midis dy vendeve.

Kurse në lidhje me minat e vendosura nga Armenia, kreu i qeverisë turke tha: “Veçanërisht në çështjen e minave, ne do t’u themi atyre që kanë interes në këtë temë:” Ejani, jepni mbështetjen e nevojshme për këtë çështje, le të zgjidhim më parë këtë temë“- tha Erdogani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu