“Sot jemi një nga 3-4 vendet më të mira në botë për mjetet ajrore pa pilot (dronët).”- tha Presidenti Erdoğan. “Nuk kemi synime mbi territorin, detin dhe sovranitetin e asnjë vendi. Ne përpiqemi vetëm të mbrojmë atdheun tonë dhe të drejtat tona.“-shtoi ai.
“Ashtu si në çdo fushë, jemi të vendosur ta çojmë Turqinë në superligën e botës edhe në fushën e detarisë.””Në Mesdheun Lindor janë bërë përpjekje për të uzurpuar të drejtat e popullit tonë dhe turqve të Qipros.“- përfundoi Presidenti Erdoğan.









