Andrea Della Valle, presidenti i Fiorentinës, ka folur për mediat pas lajmit për largimin nga jeta e kapitenit të klubit vjollcë, Davide Astori.
I shokuar dhe gati i përlotur, Della Valle deklaroi: “Është shumë e vështirë të qëndrosh këtu, ndërkohë që ka ndodhur një tragjedi kaq e madhe. Dua t’i shpreh ngushëllime bashkëshortes së tij, prindërve dhe klubit. Jemi të gjithë të tronditur. Është një provë shumë e madhe për ne, sidomos për familjen e tij.
“Astori kishte katër vite që luante për Fiorentinën dhe të hënën do të rinovonte me ne. Kishte shprehur dëshirën për të përfunduar kontratën në Firence.
“Ishte një pikë referimi për gjithë skuadrën. Është e dhimbshme për të gjithë. Por duhet të vazhdojmë përpara. Duhet ta bëjmë për të.
“Jam krenar që e kam pasur në ekip gjithë këto vite dhe që e kam njohur mirë. Do të na mungojë gjithmonë! Do i mungojë gjithë Firences”, tha presidenti i Fiorentinës, Andrea Della Valle. /albeu










