Presidenti i habit të gjithë, ja çfarë bën në mes të turmës

Alexander Van der Bellen, fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Austri është një njeri normal që në hapësirat tona të Ballkanit në mesin e politikanëve, rrallë mund të takohen”, shkruan kështu Al Jazeera në një profil të shkurtër që i ka bërë kreut të ri të shtetit austriak, duke evidentuar thjeshtësinë dhe modestinë e tij.

Dhe më tej shkrimi vazhdon:

Revista austriake Heute, kohët e fundit botoi një foto interesante në të cilën presidenti i sapozgjedhur shfaqet duke shkuar në punë. Kjo në asnjë mënyrë nuk do të ishte lajm, por fakti që presidenti i një prej vendeve më të zhvilluara në botë shkon në punë këmbë, pa makinë dhe kostum të shtrenjtë, rrallë kënd mund ta lërë indiferent.

Në Ballkan është e vështirë të imagjinohet ndonjë president apo kryeministër të lëvizë lirisht në mesin e njerëzve, pa sigurimin e detyrueshëm. Një përjashtim i rrallë është ish-presidenti slloven Milan Kuçan (1992-2002), i cili gjatë mandatit të tij kishte hipur një herë në një prej urbanëve të qytetit, dhe pa praninë e sigurimit kishte shkuar në treg për të blerë ushqim për familjet e tij. Si president i Sllovenisë, Milan Kuçan, gjatë dy mandateve të tij ka lëvizur pa sigurim.

Van der Bellen, ish-udhëheqës i Partisë së Gjelbër, më 26 janar të vitit të ardhshëm do të bëjë betimin dhe të marrë detyrën e Presidentit të Austrisë, të cilin do ta ushtrojë për gjashtë vitet e ardhshme. Pasi të fusë këmbën në pallatin Hofburg, ai do të fitojë 24.000 euro në muaj. Por përkundër kësaj, me sjelljet e tij ai nuk ndahet nga bashkëkombasit e tjerë”, përfundon shkrimi i Al Jazeera-s.

Ndërkohë, kujtojmë që një sjellje të tilla kanë dashur ta instalojnë, apo më mirë aktrojnë, edhe figura të politikës shqiptare. Erjon Veliaj, Shpend Ahmeti, apo dhe Edi Rama kanë tentuar të shfaqin një performancë thjeshtësie në publik duke “u shfaqur si gjithë të tjerët”.

Por ajo, është marrë më tepër si truk sesa si natyrshmëri e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu