Bernie Sanders do të fitojë edhe garën demokrate në Nevada, një fitore që e rrit më tej momentin e tij të jashtëzakonshëm në të cilin parashihet që të fitojë nominimin për president kundër Donald Trumpit në muajin nëntor.
Sanders që u nda baraz në New Hampshire me Pete Buttigieg dhe që mori votën popullore në Iowa, dominoi bindshëm edhe në Nevada.
Ai pati një avantazh tepër të madh te votuesit nën moshën 45 vjeçare, dhe te grupet latine, duke marrë më shumë se 50 për qind mbështetje.
Senatori nga Vermonti, Sanders, mori 49 për qind të mbështetjes edhe nga independentët por edhe nga më liberalët e partisë.
Madje, ai doli shumë pak prapa Bidenit edhe sa i përket votuesve të moderuar.
“Asnjë fushatë nuk e ka një lëvizje “grassroots” siç e kemi ne, që është një tjetër arsye se pse do t’i fitojmë këto zgjedhje,” tha Sanders në një fjalim në San Antonio.
“Amerikanët janë të sëmurë e të lodhur nga qeveria që është e bazuar te lakmia, korrupsioni dhe gënjeshtrat,” tha z.Sanders në fjalimin e tij.
Deri tash, ai ka fituar 47 për qind të votave të përgjithshme në Nevada, duke e lënë prapa Joe Bidenin me 19, Pete Buttigiegin me 15 dhe Elizabeth Warrenin me 5 për qind.











