Presidenti i Turqisë Erdogan jep lajmin e madh për zbulimin e puseve të reja të naftës

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se pas zbulimit të 405 miliardë metra kub gaz në Detin e Zi, kanë filluar të marrin rezultatet e punës edhe në zonat tokësore, ndërsa shtoi se “Është zbuluar naftë në 3 puse të reja në muajin e fundit”, shkruan InfoShqip.

Presidentit Erdogan deklaroi në kongresin e AKP “Ne filluam të prodhojmë naftë nga puset ku u derdh beton mbi ta me preteksin se nuk kishte naftë”.

Ministri i Energjisë Fatih Dönmez ndau detajet e zbulimeve. Dönmez njoftoi se 6 mijë e 800 fuçi prodhim do të nxirren në ditë, dy nga puset e reja janë në Dijarbakir dhe 1 në Kırklareli. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu