Presidenti amerikan Joe Biden, njoftoi formimin e një departamenti të forcës së mbrojtjes për të rekomanduar përparësitë dhe vendimet kryesore për “hartimin e një rruge të fortë përpara në çështjet e lidhura me Kinën”.
Biden e bëri njoftimin gjatë vizitës së tij të parë në Pentagon, selinë e departamentit të mbrojtjes të SHBA’ve, së bashku me zv/presidenten Kamala Harris.
“Presidenti Biden nënvizoi shqetësimet e tij thelbësore në lidhje me praktikat ekonomike shtrënguese dhe të padrejta të Pekinit, shtypjen në Hong Kong, abuzimet e të drejtave të njeriut në Xinjiang dhe veprime gjithnjë e më këmbëngulëse në rajon, duke përfshirë drejt Tajvanit,” tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Duke njoftuar task forcën, Biden tha se ajo “do të shikojë strategjinë tonë dhe konceptet operacionale, teknologjinë dhe qëndrimin e forcës, dhe shumë më tepër” dhe do të punojë në të gjithë departamentin për të ofruar rekomandime për sekretarin e mbrojtjes Lloyd Austin “mbi përparësitë kryesore dhe pikat e vendimit në mënyrë që të mund të hartojmë një rrugë të fortë përpara në çështjet e lidhura me Kinën “.









