Aktori Arnold Schwarzenegger i krahasoi mbështetësit e Donald Trump që sulmuan Kapitolin në SHBA me nazistët dhe e cilësoi atë si një udhëheqës të dështuar që “do të hyjë në histori si presidenti më i keq ndonjëherë”.
“Ne duhet të shërohemi së bashku nga drama e asaj që sapo ka ndodhur. Ne duhet të shërohemi, jo si republikanë ose si demokratë por si amerikanë.” tha aktori. Duke krahasuar Austrinë e viteve 1930 me Amerikën moderne, ish guvernatori i Kalifornisë tha se Trump po përpiqej të krijonte një grusht shteti “duke mashtruar njerëzit me gënjeshtra. ”
“Presidenti Trump u përpoq të përmbyste rezultatet e zgjedhjeve të drejta. Ai kërkoi një grusht shteti duke mashtruar njerëzit me gënjeshtra. Babai im dhe fqinjët tanë u mashtruan gjithashtu me gënjeshtra. Unë e di se ku të çojnë gënjeshtra të tilla.“, tha ai.









