Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka mbërritur në Bujanoc të Luginës së Preshevës.
Kjo është një vizitë historike për Preshevën pasi është hera e parë që presidenti i Shqipërisë e viziton Luginën.
Në nder të kësaj vizite, rrugët dhe sheshet e tre komunave shqiptare janë mbushur me flamuj, fotografi të Presidentit dhe mbishkrimin “Mirë se na vjen President!”.
Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi ka thënë se kjo është vizita e parë e një presidenti shqiptar.
“Hajde të tregojmë të githë mirkpritjen e kësaj treve” është shprehur Kamberi. /albeu