Presidenti Thaçi qeras me kafe Edi Ramën, prezent edhe Behgjet Pacolli (FOTO)

Pas seancës solemene për 9 vjetorin e Pavarësisë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka gjetur kohë edhe për kafe.

Ai është parë në një nga lokalet e Prishtinës, në shqoërine  liderit të AKR-së, Behgjet Pacollit, Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe Ambasaodrit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, raporton lajmi.net

Behgjet Pacolli njihet gjithashtu për shoqërinë e mirë me kryeministrin Rama, kurse dikur ishte në koalicion me partinë e drejtuar nga Presidenti i tanishëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Duket se ata kanë gjetur edhe kohë për ‘selfie’, pasi ambasadori Minxhozi shihet me telefon në dorë duke dashur të shkrep fotografi. /Lajmi.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu