Presidenti ukrainas dhe Macron bisedojnë për “krizën në Donbas”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe presidenti francez Emmanuel Macron, në një bisedë telefonike biseduan për krizën në Donbas. Në një deklarate nga Presidenca e Ukrainës thuhet se Zelensky në bisedë ka bërë të ditur se Ukraina ka zbatuar vendimet e marra në Samitin e Liderëve të Kuartetit të Normandisë i cili u mbaj vitin e kaluar në Paris lidhur me krizën në Donbas.

Ndërsa Macron tha se Franca do të vazhdojë të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të çuar përpara procesin e paqes. Gjithashtu në bisedë u diskutua edhe çështja e sigurimit të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu