Presidenti Zhang: E kuptova direkt se ishim për titull, fitorja me Juven na bëri “bisha”

Interi triumfoi edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit, me rezultatin 5-1 kundër Udinese. Zikaltrit çuan titullin kampion, ndërkohë që rreth stadiumit “San Siro” festa e tifozëve është e madhe. Për DAZN ka folur presidenti i Interit, Steven Zhang.

Është një moment i veçantë, një ndjenjë e veçantë. Të gjithë punën që kemi bërë gjatë pesë viteve, që kur iu bashkova klubit, mbështetjen e tifozëve, shpresojmë ta ndajmë me të botën. Të gjithë meritojmë të jemi të lumtur sot”, tha fillimisht kreu i klubit italian.

Më pas, i pyetur se kur e kuptoi që Interi mund ta fitonte titullin, Zhang shtoi: “Të jem i sinqertë, që në fillim të sezonit kur kemi marrë fitoren e parë. Fola me të gjithë në ekip dhe u thashë që mund të fitojmë titullin këtë sezon.

Kur fituam në dimër kundër Juventusit u ndjemë se ishim më të fortë. Luajtëm shumë mirë atë ndeshje dhe besimi te lojtarët u rrit shumë nga ai momente”. Në fund presidenti i Interit mendon edhe të bëjë disa falënderime:

“Faleminderit të gjithë njerëzve që besojnë te klubi. Kemi ardhur në Europë dhe shpresonim të sillnim një trofe të rëndësishëm te ky klub. E bëmë diçka të tillë. Puna është bërë nga lojtarët dhe trajneri, por edhe nga të gjithë ata që punuan dhe na mbështeten ne përgjatë gjithë këtyre pesë viteve”– tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu