Presidentja Osmani shpall datën për votimet në Zveçan dhe Leposaviq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 25 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale.

Votimet do të mbahen për kuvendin komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit.

Osmani ka ftuar subjektet politike për një fushatë të qetë e pa tensione, duke respektuar kodin elektoral dhe rivalët politikë.

Zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit u shpallën pas dorëheqjes së anëtarëve serbë, në shenjë proteste ndaj qeverisë së Albin Kurtit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu