Pretendon se është djali i Maradonës: Diego e dinte, do kërkoj zhvarrosjen e trupit

Unë thjesht dua të di kush jam. Nuk kam pretendime financiare. Deri në ditët e fundit para vdekjes së saj, kur iu desh të hiqte aparatin mjekësor për të folur, nëna ime i tha një grupi avokatësh se isha djali i Diegos. Ata janë njohur kur ajo punonte si modele dhe kanë shumë miq të përbashkët”.

Kjo është deklarata e Santiago Lara, i lindur në vitin 2001, i cili pretendon se është djali i Maradonës dhe për këtë ka kërkuar prej vitesh krahasimin e ADN-së së tij me atë të Diegos. Mamaja e tij, Natalia Garat, e kishte takuar ish-yllin e Napoli e Barcelonës kur ishte 19 vjeçe. Katër vite më vonë ajo ndërroi jetë, por pak para kësaj ajo kishte rrëfyer se Maradona është babai i Santiagos. Tani ai rikthehet të flasë sërish dhe në prononcimin e dhënë për “Non è la D’Urso”, dhe fillimisht ka deklaruar: “Jam gati të kërkoj zhvarrosjen e trupit të Maradonës”.

Santiago Lara nuk ndalet me kaq: “Mendoj se Diego e dinte se ishte babai im. Kur isha i vogël, nëna ime më çoi në shtëpinë e tij për të më prezantuar. E di që është e vështirë të provohet kjo, por kështu ka ndodhur. Jam i vendosur t’i shkoj deri në fund kësaj historie, pasi që kur më prezantoi nëna me të në moshën 3-vjeçare, e di që jam djali i tij. Jam i vendosur që trupi i Diegos t’i nënshtrohet testit të ADNS-së. Që nga viti 2004 kemi nisur procesin e njohjes.

Dua të luftoj për identitetin tim. Unë nuk do të kërkoja që trupi i tij të zhvarroset, por nëse kjo do të ishte e vetmja mënyrë për të provuar se Diego Armando Maradona është babai im, atëherë në fund do të detyrohesha ta bëja këtë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu