Më 7 dhjetor, Princesha Catharina Amalia e Holandës, vajza e madhe e Mbretit William Alexander dhe Mbretëreshës Maxima, do të mbush 18 vjeç dhe për këtë arsye do të ketë të drejtën e pagesës mbretërore prej 1.6 milion euro në vit që qeveria Holandeze ka caktuar për familjen mbretërore.
Por trashëgimtarja e re e fronit nuk i dëshiron këto para, sepse ajo mendon se nuk i meriton ato, veçanërisht në këtë periudhë historike botërore të rrënuar nga pandemia.
Kështu, princesha ka hequr dorë nga kjo shumë duke i dërguar një letër dërguar kryeministrit, Mark Rutte.“Më 7 dhjetor 2021 do të mbushë 18 vjeç dhe sipas ligjit, do të marr një ndihmë. Kjo është diçka e pakëndshme, sidomos në një kohë të tillë ku mund të ofroj kaq pak në këmbim dhe kur studentët e tjerë po përjetojnë një periudhë shumë më të vështirë për shkak të Covid-19”.
Princesha, e cila vetëm një javë më parë u diplomua nga shkolla e mesme, gjithashtu njoftoi se ajo synon të shlyejë edhe 300,000 euro të ardhura vjetore që i takonin gjatë studimit dhe theksoi ajo nuk do të do të kërkojë shumën prej 1.3 milionë euro për shpenzimet, deri në kohën që do të kryejë detyra zyrtare për Kurorën.
“Unë dua t’i fitoj ato para dhe t’i mos i marr me pa të drejtë”, shpjegoi Amalia.









