Princ Harry rrëfen pengun: Çfarë nuk mund të bëja në Londër, edhe pse doja shumë

Në një intervistë të sinqertë me James Cordon në The Late Night Show, princ Harry ka dhënë një pasqyrë të rrallë për jetën e tij dhe gruan Meghan Markle. Duka i Sussex, i cili u transferua në Los Angeles së bashku me familjen vitin e kaluar, bëri një turne në qytet me James, dhe zbuloi se ai kurrë nuk kishte hipur në një autobus të hapur më parë.

Harry rrëfeu se nga Londra i kishte mbetur peng fakti që nuk ishte në gjendje të bënte një turne si të gjithë njerëzit e tjerë, për shkak të statusit mbretëror.

Kjo është diçka shumë e bukur. Është hera e parë në jetën time që hip në një autobus të hapur”, tha ai për James. Ky i fundit u shokua nga përgjigja e Harryt.

Më tej Harry shpjegoi: “Normalisht nuk lejohet. Unë i kam parë turistët në Londër dhe gjithmonë mendoja se ishte diçka që të sillte kënaqësi. Gjithmonë kam dashur ta bëjë këtë gjë”. Më pas ai vazhdoi të rrëfente për jetën e tij të re në Los Angeles. Kujtojmë se vitin e kaluar, Harry dhe Meghan njoftuan largimin e tyre Londra, duke hequr dorë nga titujt mbretërorë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu