Princi Philip shtrohet në spital

Duka i Edinburgut është dërguar në spital për trajtimin e një infeksioni, raportojnë mediat britanike.
Mediat raportojnë se ai është shtruar në spital si masë parandaluese për trajtimin e infeksionit.

Duka, i cili ka pasur probleme mjekësore përgjatë viteve, dukej se ishte me shëndet të mirë në Ascot ku u pa dje me mbretëreshën, transmeton Express.

Pallati Buckingham ka thënë në një komunikatë: “Duka i Edingurut është pranuar mbrëmë në spitalin ‘King Edward VII’ në Londër, si masë parandaluese, për trajtimin e një infeksioni.”

Princi Philip, megjithatë, nuk do të mund të marrë pjesë përkrah mbretëreshës në hapjen shtetërore të Parlamentit. /Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu