Prishtina tërhiqet: Hyrjet nga Shqipëria, pa test COVID

Qeveria e Kosovës u tërhoq nga vendimi që të kthyerit nga Shqipëria të bënin testin COVID. Ishte ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ai që tha se kjo masë nuk vlen për Shqipërinë.

Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve e Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk i kërkohet testi për COVID-19.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës është i bazuar në parim të reciprocitetit, si rrjedhojë nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës.

Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve!”, shkroi Zemaj në FB.

Duhet kujtuar se për momentin dhe për vetë kushtet pandemike, turizmi shqiptar po mbahet gjallë prej prurjeve njerëzore nga Kosova.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu