Pritej: Grekët, bust “heroit” Kacifas

Pas trajtimit si hero të Kostandinos Kacifasit, ajo që pritej po ndodh. Autoritete zyrtare greke ka nisur të mendojnë për ngritjen e një busti në nder të tij.

TCH i referohet medias greke “iefimerida.gr”, e cila shkruan se në Greqi do të ngrihet një bust për Kacifasin. Dhe ideja është

hedhur kryebashkiaku i Argos, Dimitris Kaboçon.

“Kjo është një gjë e mirë për historinë tonë moderne”, citohet të ketë thënë ai.

Tashmë çështja është nëse do guxohet që një bust i tij, apo një memorial, të ngrihet dhe në vendvdekjen e tij mbi Bularat.

Nëse ndodh kjo, atëherë do të kishim një peligrinazh vjetor të nacionalistëve grekë në jug të vendit, ku do nderonin heroin e tyre që me gjasë i përket tashmë kauzës vorioperiote. /tesheshi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu