Pritjes po i vjen fundi! LDK mbledh kryesinë për të vendosur për koalicionin me VV-në

Lidhja Demokratike e Kosovës nesër do të mbledhë zyrtarët e saj për të vendosur për koalicionin më Vetëvendosjen. Isa Mustafa ka thirr të gjithë kryesinë e LDK’së për të diskutuar edhe njëherë në lidhje me arritjen e një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, marrëveshje kjo që sjell koalicionin mes dy partive dhe formon qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti.

“Kryesia është të premten prej orës 11:00, takim është i rregullt”, ka thënë një anëtar i Kryesisë së LDK’së për Reporteri.

Thuhet se pas përfundimit të këtij takimi, lideri i LDK’së, Isa Mustafa do të ju drejtohet qytetarëve në lidhje me qëndrimin e tyre. Ndërkaq, në anën tjetër lideri i VV’së, Albin Kurti është shprehur i bindur se gjatë muajit janar do të arrihet marrëveshja me LDK-në.

Por, mbetet të shihet se si do të shkojnë proceset e bisedimeve, kjo pas përçarjes mes dy partive pas emërimit në krye të Kuvendit si kryetar Glauk Konjufcën, i cili nuk ishte paraparë të ndodhë kjo. Kujtojmë se presidenti Hashim Thaçi pranoi që të takohet më 6 janar me Albin Kurtin dhe caktoi që takimi të mbahet në ora 15:00.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu