Proda vetëm e pezulloi policinh që dhunoi kamarierin, Rama: Ardian Isufi mos të kthehet më në polici

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me sherrin e dhunshëm të ndodhur mbrëmjen e djeshme në një hotel në Vlorë, ku nënkomisari Ardian Isufi dhe shoku i tij Leart Bimo, dhunuan me shuplaka dhe grushte kamarierin 18-vjeçar vetëm sepse ai i dërgoi një shishe ujë më tepër se porosia.

Rama thotë se Ardian Isufi pasi të dalë nga spitali nuk duhet të kthehet më në strukturat e Policisë së Shtetit, por duhet që t’i dorëzohet drejtësisë.

“Pezullimi nga detyra i efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë, është vetëm masa e parë që duhet të pasohet nga përjashtimi i këtij individi pa kthim në radhët e policisë, si edhe nga dorëzimi i tij në duart e drejtësisë sapo të dalë nga spitali,” shkruan kryeministri ndër të tjera.

Përmendim se Ardian Isufi ndodhet në spitalin pasi pronari i hotelit Vasil Bedinaj iu kundërpërgjigj dhunës për të mbrojtur kamarierin e tij. Bedinaj ka qenë edhe më parë i përfshirë në sherre të dhunshme, ku një vit më parë qëlloi në fytyrë një qytetar që u ankua për hapësirat publike.

Pas ngjarjes që ka trazuar rrjetin, drejtuesi i Policisë Ilir Proda, reagoi duke bërë vetëm pezullim të përkohshëm deri në përfundim të hetimeve, të nënkomisarit Ardian Isufi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu