Loja në “Big Brother” është e paparashikueshme! Ajo merr një tjetër rrjedhë sapo ndodhin nominimet, lojërat dhe hyrje të reja. Po sikur në këto hyrje, do ishin persona që e kanë ndjekur, studiuar madje dhe krijuar lojën e ‘Big Brother’?
E kemi fjalën për Lori Hoxhën dhe Eduart Grishajn, njëri regjizor e tjetra producente e formatit. Me siguri loja do kishte akoma më shumë adrenalinë dhe mister sesi do vijonte rrugëtimi i tyre.
Ishte vetë Lori ajo e cila ndau mbrëmjen e kaluar një foto së bashku me Eduartin ku ngrinte pyetjen se kush do e fitonte lojën nga produksioni e pse pikërisht ajo.
“Nëse produksioni i Big do futej brenda në shtëpi, kush mendoni që do ta fitonte dhe pse pikërisht unë?”
Produksioni është vënë herë pas here në ‘shënjestër’ të publikut për arsye nga më të ndryshmet. Favorizimet në lojë, eleminimet apo nominimet kanë qënë shkak i këtyre sulmeve dhe komenteve negative.
Për këtë shkak, produksioni ka vendosur që të mos lejojë komentet në videot që shpërndahen në faqen e ‘Big Brother VIP fan club’ në ‘Instagram’.










