Profesori amerikan godet VV’në e LDK’në: S’po pajtohen për numrin e posteve që do marrin

Profesori amerikan, Alon Ben Meir, njëherësh edhe njohësi i çështjeve politike në Kosovë dhe në Ballkan, ka komentuar në lidhje me mospajtimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhje Demokratike të Kosovës, për formimin e koalicionit qeverisës, duke thënë se e gjithë kjo situatë është krijuar për shkak të numrit të ministrive.

Ben Meir, me anë të një postimi në Twitter, tha se fakti që VV dhe LDK nuk po arrijnë marrëveshjen për bashkëqeverisje, nuk është shpresëdhënës për Kosovën.

Në këtë postim, profesori amerikan thotë se qytetarët kanë votuar për ndryshim, dhe ky është drejtimi që atyre u duhet dhënë tani.

“Ende pa marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së për qeverinë në Kosovë. Gjithçka ka të bëj me numrin e ministrive që ata do të marrin. Për fat të keq kjo nuk është situatë shpresëdhënëse për qytetarët e Kosovës që votuan për ndryshim – një ndryshim që atyre u duhet tani”, ka shkruar Ben Meir.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu