“Programi Hapësinor do ta bëjë Turqinë lojtar të rëndësishëm në ekonominë hapësinore”

Programi i sapo zbuluar Kombëtar Hapësinor i Turqisë do ta ngre vendin mbi aftësitë e tij aktuale dhe do ta bëjë atë një lojtar të rëndësishëm në ekonominë hapësinore, tha ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank.

Turqia do të rrisë ekonominë e saj të vlerës së shtuar falë programit“, tha ministri Varank në panelin editorial të AA-së në Ankara. Të martën, presidenti Recep Tayyip Erdoğan zbuloi programin, një udhërrëfyes për të cilën ai tha se bazohet në qëllime realiste dhe konkurruese.

Programi u përgatit dhe do të realizohet nga Agjencia Hapësinore Turke (TUA), duke përvijuar vizionin, strategjitë, objektivat dhe projektet 10-vjeçare të Turqisë mbi politikën hapësinore.

I vendosur në planin e parë aksional 100-ditorë të zbuluar pas fitores elektorale të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në qershor, TUA u krijua në dhjetor të vitit 2018 me një dekret presidencial.

Programi do të hapë rrugën që Turqia të bëhet një fuqi e rëndësishme në fushën e ekonomisë hapësinore“, tha Varank.

Duke theksuar se përdorimi i hapësirës për qëllime civile do të kërkonte bashkëpunim ndërkombëtar, Varank tha se Turqia është në fazën e nënshkrimit të marrëveshjeve me Pakistanin dhe Azerbajxhanin për agjencinë e saj hapësinore. “Jemi në bisedime me SHBA-në, Rusinë, Japoninë, Indinë dhe Kinën mbi bashkëpunimin dypalësh“, shtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu