Prokuroria liron “sulmuesin me mjekër” të Zijadin Selës, është këshilltar i VMRO-DPMNE-së

Prokuroria në Shkup ka liruar “Sulmuesin me mjekërr” që vërehet në pamjet nga sulmi ndaj Zijadin Selës, thonë për Gazetën Lajm burime nga policia e Kumanovës. “Ai është Toni Trajkovski, këshilltar i VMRO-DPMNE-së në Këshillin e Kumanovës. Është liruar me pretekst se nuk e ka sulmuar Zijadin Selën, por e ka tërhequr nga turma që e ka sulmuar. Mirëpo ai paraprakisht paraqitet edhe në pamje tjera nga sulmi në Kuvend. Në bazë të sjelljes së tij agresive në pamjet e parë, është vështirë për të besuar se nuk ka marrë pjesë edhe në sulmin ndaj Selës”, thonë nga policia e Kumanovës.

Në MPB nuk japin informacione, duke thënë se informacione duhet kërkuar në prokurori.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu