Prokuroria Publike sot ka hedhur poshtë të gjitha propozimet e palës mbrojtëse me përjashtim të Shenasi Mehmetit të cilin e ka pranuar si dëshmitar në lëndën e Grupit të Kumanovës.
Pala mbrojtëse ka kërkuar që në seancë të dëshmojnë edhe Ali Ahmeti, Artan Grubi, Gordana Jankullovska, Sasho Mijallkov dhe të tjerë por bëhet e ditur se propozimet e palës mbrojtëse janë hedhur poshtë nën arsyetimin se një pjesë e tyre nuk do ndryshojnë gjendjen faktike derisa një pjesë nuk janë propozuar në kohën e duhur.
Shenasi Mehmeti i punësuar në shërbimet e intelegjences supozohet të jetë dëgjuar në bisedat e përgjuara derisa është duke biseduar me disa nga pjestarët e grupit. Prokuroria Themelore Shenasi Mehmetin e konsideron si person kyç që ka pasur kontakte direkte me personat e grupit të “Lagjes së Trimave”. Thuhet se Mehmeti është i përfolur që edhe mëparë ka takuar organizatorët që janë futur në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Shenasi Mehmeti, zyrtari i lartë i Shërbimit Maqedon, ka qenë njeriu kryesor i grupit të Kumanovës i mbështetur nga Sasha Mihallkoviish shef i Shërbimit Sekret Maqedon, shkruan Zhurnal.mk.
Poashtu rikujtojmë se me ndodhitë në “Lagjen e Trimave” janë ngritur dhe janë hedhur shumë akuza të pa-baza, shkrime të ndryshme që kanë tentuar të hedhin baltë në persona të ndryshëm, ju ftojmë ta lexoni dhe një shkrim tjetër të InfoShqip mbi këtë rast: Manipulimet mediatike për rastin e Kumanovës?! Si është e vërteta?