Pronarët e Interit do i ndryshojnë emrin skuadrës, ja 5 alternativat

Parashikohen risi për vitin e ri në ambientet e Jiangsu Suning. Sipas mediave aziatike është e mundur që klubi tjetër në pronësi të “Suning”, kolosit të Nankinit me në krye familjen Zhang (me Stivenin që është edhe presidenti i Interit), mund të ndryshojë së shpejti emër.

Në listë si alternativa të mundshme, siç ka raportuar ditën e djeshme portali “Titan Sports Plus”, janë emërtimet Jiangsu FC, Jiangsu Jinling (Jinling është emri antik i qytetit të Nankinit, ku ka selinë skuadra), Jiangsu Bravelions, Jiangsu Warriors dhe Inter Jiangsu. Gjithmonë, bazuar tek i njëjti burim është shumë e mundur që të zgjidhet Jiangsu FC.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu