Jacob Peters, një fotograf amerikan, mori një propozim të mirë pune, duhet të fotografonte në agim në majë të një mali, propozimin për martesë të një djali nga Arkansas, Bill Crag, për të fejuarën e tij. Fotografi pranon me shumë dëshirë… por ndodh e papritura. Gjithë skena u zhvillua pak ditë më parë në Whitaker’s Point, të Arkansas. Siç raporton ‘Mirror’, Jacob niset nga shtëpia në orën 02.30 të mëngjesit dhe mbërrin në parkun natyror në 04.45.
Nga aty nis një ngjitje prej dy orësh, gjatë të cilave ngatërron rrugën për të shkuar në majën e malit ku duhet të bënte fotografitë romantike. Pamja është spektakolare, drita jep një efekt të paparë dhe gjithçka duket e paharrueshme për çiftin. Në përfundim të punës, fotografi i dërgoi fotografitë dhëndrit dhe në orën 09.00 bie të flejë. Por në zgjim e gjen veten në makth… Gjen një mesazh nga Bill, i cili i thotë se personat në fotografi nuk janë ai dhe e fejuara e tij… Jacob kishte ngatërruar çiftin. Fotografi, siç shkruan noa.al, i publikoi fotografitë në Facebook, për të gjetur çiftin dhe për t’iu dhuruar kujtimin befasues.