Provokon Gjuric: Serbia nuk do të heqë kurrë dorë nga Kosova

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë në Serbi, Marko Gjuric ka qëndruar sonte në Graçanicë para festës së Vidovdanit.

Që andej ai ka thënë se Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova, dhe se shteti serb do të vazhdojë t’i ndihmojë serbët e Kosovës
Ai ka vazhduar të thotë se serbët në këtë zonë janë në luftë për mbijetesë.

Gjuric gjithashtu ka bërë të ditur se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë pasi është çështjë e rëndësishme.
Gjuric nesër do të jetë në Kosovë për festën e Vidovdanit, shkruan Radio Kim.

Ai do të marrë pjesë në ceremoninë për këtë festë me fillim nga ora 9 në Manastirin e Graçanicës derisa Gjuriq po në këtë manastir do të nderohet edhe me një medalje në orën 11:00.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu