Dronët e armatosur të Azerbajxhanit shkatërruan pamëshirshëm sistemet armene të mbrojtjes ajrore, artileri dhe tanket dhe u sollën atyre një fitore vendimtare mbi armikun rajonal Armeninë. Sipas ekspertëve të ndryshëm, ishin dronët turq, të cilët i dhanë Azerbajxhanit një avantazh kryesor ndaj kundërshtarit të tij në luftën gjashtë-javore mbi Nago-Karabak, shkruan Infoshqip.
India dhe Kina kanë frikë se Turqia, mund të ofrojnë të njëjtën avantazh për Pakistani. Armenia thuhet se humbi rreth 185 tanke T-72, 90 automjete të blinduara luftarake, 182 copa artilerie, 73 raketahedhës me shumë tytë, 26 sisteme anti-ajrore, përfshirë Tor dhe pesë sisteme S-300, 14 radarë, 451 automjete ushtarake. siç dokumentohet nga analisti Stijn Mitzer. Në vitet e fundit Turqia dhePakistani kanë zhvilluar marrëdhëniet e tyre ushtarake dhe pas ksaj është aprovuar se Bayraktar TB-2 deri më sot ka arritur të shkatërrojë një numër sistemesh të përparuara anti-ajrore.
Pakistani po negocion blerjen e dronëve të vegjël me kompani turke, në mënyrë që të forcojë flotën e saj dhe ta vendosë atë pranë kufirit me Indinë. Prokurimi i këtyre avionëve nga Turqia do t’i japë Pakistanit një avantazh të madh në çdo konflikt të ardhshëm kundër Indisë. India, pa marrë parasysh sa ka investuar në mbrojtjen e saj ajrore, nuk do të jetë në gjendje të ndalojë sulmet e sofistikuara të tufave të dronëve mbi trupat e saj.
Ndërkohë, Turqia është bërë furnizuesi i dytë më i madh i armëve në Pakistan, pas Kinës. Presidenti turk theksoi në veçanti se ai mbështet Pakistanin në përpjekjet e tij për të zgjidhur çështjen e Kashmirit./Infoshqip.com









