“Pse djersitesh kur sheh Salën”, ja si i përgjigjet Rama shkodranit

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama është në Shkodër ku po merr pjesë në shpërndarjen e legalizimeve.

Ashtu siç është bërë tashmë traditë, kryeministri Edi Rama shkëmben batuta me banorët të cilët marrin nga kryeministri tapinë.

Njëri prej tyre pasi mori lejen e legalizimit i bëri një pyetje kreut të qeverisë.

Qytetari: Ti, pse djersitesh kur sheh Salën?

Rama: Kush, unë?

Qytetari: Po, ti atje në parlament..

Rama: Se jam burrë i mirë prandaj

Me këto fjalë kryeministri e përcolli qytetarin pasi i dha lejen e legalizimit. Ndër të tjera Rama tha se tashmë jo pak por plot 116 mijë familje kanë marrë titullin e tyre të pronësisë./albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu