Pse Messi injoron topin gjithmonë në minutën e parë të ndeshjes?

Ndoshta e keni vënë re se Lionel Messi nuk e kërkon kontaktin me top në çdo fillim të ndeshjes.

Argjentinasi nuk duket i angazhuar në fillimet e ndeshjes, duke i ikur çdo kontakti me top, dhe prapa kësaj qëndron një arsye gjeniale.

Rreth kësaj ka folur edhe trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i cili ka zbuluar se ka një arsye rreth këtij veprimi të 31 vjeçarit.

Duke folur për ‘The Financial Times’, Valverde ka thënë se nuk futboll nuk duhet të mendosh, por të luash, por nga ky rregull ka një përjashtim te Lionel Messi.

Messi në minutat e parë të ndeshjes qëndron i rezervuar, injoron lojën me topin dhe vëzhgon mbrojtjen kundërshtare.

“Messi përdor minutat e parë të çdo ndeshje për të analizuar”, ka thënë Valverde.

“Ai e injoron topin dhe ecën rreth mbrojtjes kundërshtare, duke fiksuar pozitën e secilit lojtar në kokën e tij”.

“Ndërsa loja përparon, ai merr pak nga pak. Ai e di mirë se ku qëndron dobësia e rivalit”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu