Kreu i selisë blu, Lulzin Basha tha se po pengohen hetimet për kreun e bashkisë së Durrësit, Vagjush Dako dhe për këtë po shpenzohen miliona për fshehjen e fletë-arresteve.
Dako lidhet mw pwrgjimet e “Vol vo 4”, ku flitet se ai wshtw “xhuxhi” qw pwrmendet nw pwrgjimet e kryera.
Shefi i PD-së shtoi se ky ishte një operacion për t’i hedhur hi syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve dhe për të shpëtuar peshqit e mëdhenj.
Sipas tij, peshku më i madh është kreu i Bashkisë së Durrësit , Vangjush Dako.
Pse jeni të sigurt që ka fletë arrest për Dakon?
“Mos të mëremi edhe njëherë me këtë, por me thelbin. Dako figuron prej dy vitesh si personat kyç të bashkëpunimit me Avdyulajt, ku në mbështetje për të siguruar votat, iu ofronte atyre favore në punësime. Qëndrimi i opozitës është i qartë dhe unik. Nuk mund të pranojmë me që qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtare për t’u hedhur hi syve. Sepse janë arrestuar disa peshq të vegjël.Ky aksion është për të larguar vëmendje ndaj peshqve të mëdhenj, peshk i madh është Vangjush Dakon. Pyetja është se kush nuk lejon arrestimin e Dakos? Sa para po shpenzohen për ta mbrojtura atë?.Po jepen miliona për të hequr fletë-arrestet”, tha Basha. /albeu