Pse u anulua vizita e Marta Kos në Kosovë? Bytyçi përmend edhe një telefonatë me Edi Rama

Screenshot

Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka shtyrë vizitën e planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend.

“Gjatë një bisede telefonike me kryeministrin Albin Kurti, komisionarja Kos i tha atij se do ta shtynte udhëtimin e saj të planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike”, ka bërë të ditur zyra për media e Komisionit.

Profesori Enver Bytyçi komentoi anulimin e vizitës së komisioneres së Bashkimit Europian, Marta Koss, në Kosovë, duke e lidhur atë me ngërçin politik për zgjedhjen e presidentit.

Ai sugjeron se anulimi mund të ketë ardhur pas një bisede telefonike mes Koss dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe e sheh këtë si një mjet presioni ndaj qeverisë së Kosovës, madje edhe si formë ndëshkimi.

Bytyçi shton se veprime të tilla forcojnë imazhin politik të Albin Kurtit në elektorat, dhe shpreh dyshime për përputhshmërinë e këtij veprimi me politikën e Sllovenisë ndaj Kosovës.

“Komisionerja e Bashkimit Europian, Marta Koss, ka njoftuar se nuk do ta realizojë vizitën e saj të planifikuar të kësaj jave në Kosovë. Shtyerjen e vizitës ajo e ka arsyetuar me situatën e ngërçit të krijuar nga moszgjedhja e presidentit të Republikës.

Por a e dini se çfarë besoj unë të ketë ndodhur?

Marta Koss është komisionerja më e dashur e kryeministrit të Shqipërisë, aq sa thoshte se “zgjedhjet e majit të vitit të kaluar në Shqipëri ishin të drejta dhe të ndershme”, kur edhe vetë Komisioni Europian nuk i ka quajtur të tilla, por shumë problematike e jo të ndershme. Prandaj nuk kam asnjë dyshim se vizita e saj është anuluar pas një bisede telefonike Rama-Koss! Si e tillë anulimi i kësaj vizite është mjet presioni për qeverinë e Kosovës, në mos edhe mjet ndëshkimi! Por siç thoshin plakat, kësi ndëshkimesh pastë Kosova! Nuk është ndëshkim pse Albin Kurtit nuk i jepet mundësia të shohë turinjtë e Marta Koss! Mekanizma si ky i përdor me krenari kreu i ekzekutivit të Shqipërisë, gjithnjë në shenjë hakmarrjeje për Kosovën dhe besnikërie për Serbinë

Sa më shumë veprime si këto, aq më shumë forcohet në elektorat Albin Kurti! Yyyyp xhixhi! Megjithatë nuk e di nëse ky veprim i kësaj komisionereje është në pajtim me politikat ndaj të Kosovës të vendit të saj, Sllovesnisë!”, tha profesori për “Bota sot”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu