Pse u harruan dëshmorët dhe veteranët e UÇK-së të vitit 2001?

Po afrohen dita e 5 majit – Dita e Dëshmorit, por shumë dëshmorë të, familjet e tyre, veteranë e invalidë të luftës së UÇK-së janë lënë në harresë, rikujton për INA, veprimtari i njohur nga diaspora shqiptare nga Çikago e SHBA-ve, Nazim Alimi.

Por sot një nga pyetjet që duhet parashtruar është se pse ata nuk po përkrahen dhe ku qëndron përgjegjësia. Ishte koha që tani kjo çështje të vihet në agjendë, por ja që as nuk përmendet. Kjo çështje mungon në dokumentin e nënshkruar nga partitë shqiptare. Është koha që të rikthejmë vëmendjen tek ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, por që sot janë lënë në harresë”, thotë Alimi.

Ai ndalet edhe tek çështja e kërkesës për barazi mes shqiptarëve dhe maqedonasve. “Kjo pikë është e domosdoshme. Nuk duhet të heqim dorë, sepse na takon dhe s’ka çka trembet dikush që ka marrë mandatin e popullit. Urgjent duhet që kjo pikë të vendoset si kusht në bisedimet për formimin e Qeverisë”, thekson ai.

Sipas tij, partitë politike po gabojnë që po injorojnë dhe nuk po i japin hapësirë kuadrove profesioniste apo intelegjencies, e cila duhet të çojë përprara proceset.

“Pse nuk i jepet hapësirë dhe nuk afrohet intelegjencia shqiptare, por në poste të larta shtetërore emërohen njerëz me diploma e dije të kontestuar. Edhe intelektualët e mirëfilltë nuk duhet të arsyetohen dhe të rrijnë duarkryq. Sepse kjo i mundëson të paaftëve të drejtojnë dhe të kyçen në vende joadekuate dhe të marrin përgjegjësi për aty që nuk munden”, theksoi veprimtari i diasporës shqiptare në SHBA, Nazim Alimi./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu