Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar se numri i shtuar i rasteve të konfirmuara sot me koronavirus është pasojë e mos kujdesit pas lehtësimit të masave të lëvizjes.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Institutin e Shëndetësisë Publike është duke i zbatuar masat e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe hapat e vendeve të BE-së për rimëkëmbje ekonomike.
“Është krejtësisht në përgjegjësinë tonë që të mbrohemi dhe t’i zbatojmë me përpikëri masat e distancës fizike, andaj sërish ju bëj thirrje që të shtojmë kujdesin për neve dhe familjarët tanë. Vendosni maska gjatë gjithë kohës në hapësira publike, shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të papastra, pastroni dhe dezinfektoni shpesh objektet dhe sipërfaqet e prekura, mbajeni distancën fizike, nuk lejohet më shumë se 1 person në 8 metra katrorë në lokale, pronarët e lokaleve janë të obliguar të publikojnë numrin maksimal të lejuar të personave para hyrjes së lokaleve”, ka shkruar Hoti.
Ndryshe, sot janë konfirmuar 129 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, shifër kjo rekorde që nga shpërthimi i pandemisë në muajin mars










