Kur para dhjetë viteve qytetin indonezian BandaAceh u godit nga një cunami i madh , strukturat e vetme që i shpëtuan atij ishin xhamitë. Për qindra njerëz që gjetën shpëtimin në muret e xhamive, roli shpëtimtarë i tyre për ato mbetet i paharruar dhe për shumicën një përvojë e tillë ua ka forcuar besimin dhe bindjen në Zotin.
Ekspertët arkitektonik thonë se xhamitë në BandaAceh i kanë mbijetuar cunamit të madh sepse kanë qenë të ndërtuara në mënyrë solide dhe kanë pasur themele shumë të forta në krahasim me ndërtesat tjera të cilat janë të ndërtuara nga një material me cilësi të dobët.
Kjo xhami e cila është ndërtuar në vitin 1881 mbeti e paprekur nga cunami i vitit 2004 i cili morri jetën e më shumë se 230.000 njerëzve./Origjinale










