PSG do ta “heqë qafe” Neymar për 130 milionë euro, plus dy lojtarë

E ardhmja e Neymar mbetet e paqartë, edhe pse largimi nga PSG duket se është vullnet i qartë i vetë futbollistit. Mediat europiane shkruajnë përditë se kthimi i tij te Barcelona është më i realizueshëm se kurrë. E fundit, që ka zbuluar të dhëna për operacionin e pritshëm, ka qenë gazeta “Le Parisien”. Ajo, në vetëm 24 orë ka zbuluar dy strategji të PSG për të “hequr qafe” lojtarin. Dhe të dyja strategjitë zbulojnë dy gjëra: ekipi francez e llogarit të transferueshëm yllin brazilian, madje është gati për t’i ulur kërkesat fillestare financiare, që dukeshin të palëvizshme.

Nëse të premten, “Le Parisien” njoftoi se PSG nuk e shet Neymar për më pak se 222 milionë euro, sot e njëjta gazetë franceze siguron që kampionët e Ligue 1 janë gati të pranojnë shifra më të ulëta. Më konktetisht, presidenti Al-Khelaifi synon të marrë 130 milionë euro dhe dy lojtarë të Barcelonës. Ndonëse gazeta nuk flet me emra të përveçëm, se cilët nga futbollistët e Barcelonës mund të përfshihen në operacionin “Neymar”, kuptohet se fjala është për Coutinho dhe Rakitic, ose Umtiti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu