Puna e ëndërrave ekziston në Kosovë, merr 100 euro në ditë vetëm për të fjetur gjumë

Puna e ëndrrave vërtet që ekziston. Kompania e dyshekëve dhe jastëkëve ‘Dormeo’ në Kosovë ka hapur konkurs për gjumashët.

‘Dormeo’ kërkon 6 gjumashë të cilët do të sfidojnë veten e tyre duke fjetur në ambientet e dyqaneve me datën 19 Gusht nga ora 13:00-18:00.

Nëse mendoni që keni talent të flini pa problem në njërin nga ambientet e dyqaneve që Dormeo ka organizuar për ju dhe doni të provoni një punë ndryshe, aplikoni për vendin e punës KËTU për t’u bërë një nga 6 gjumashët potencial të Dormeos.

Aplikacioni është i hapur deri me datën 13 Gusht. Gjumashët e përzgjedhur do të kontaktohen prej dates 13 deri me 18 Gusht.

Ky konkurs për punën e ëndërrave organizohet për herë të parë në Kosovë nga Dormeo në kuadër të kampanjës “Gjumë përrallor me Dormeo” me qëllim punësimi të gjumashave ekspert për të vertetuar se Dormeo ofron gjumë përrallor!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu