Punëtori refuzoi t’i lante makinën, pronari e qëllon për vdekje

Pamjet që do të shikoni në videon e mëposhtme janë vërtetë dramatike, dhe gjithçka ka përfunduar me një person të vdekur.

Nisi me një sherri në distancë, por më pas degjeneroi në mënyrën më të shëmtuar.

Në një zonë të Moskës, një klient shkoi në një lavazho për të larë makinën, por ishte jashtë shërbimit.

Për rrjedhojë, punonjësit refuzuan që të pastronin makinën, pa e ditur se do të përballeshin me agresivitetin e pronarit të automjetit.

Ai godet me grusht të dy personat, ku njëri prej tyre shihet teksa bie me kokë në asfalt. Më pas, 39-vjeçari ka gjetur vdekjen në spital.

Autori i ngjarjes po mbahet në paraburgim dhe rrezikon deri në tetë vite burg./noa


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu