“Puthja e vdekjes”: Tentoi të puthte gjarpërin me syze për një foto, i riu vdiq nga pickimi i tij (FOTO)

Përpjekja Somnath Mhatre për një foto me një gjarpër me syze ishte fatale, pasi për fat të keq  21 vjeçari humbi jetën pasi u pickua nga gjarpri në Navi Mumbai te Indise.

Mhatre, një shpëtimtar gjarpërinjsh, ishte duke u përpjekur për të puthur kokën e një gjarpri helmues kur ai e kafshon. Mhatre vdiq më 2 shkurt.

Mhatre kishte shpëtuar të paktën 100 gjarpërinj . Rreth 30 persona kanë humbur jetën kohët e fundit në përpjekje për të bërë fotografi me gjarpërinj helmues përballë turistëve. Aktivistët kërkojnë nga autoritetet që të ndalojnë njerëzit për të kryer aktivitete të tilla të rrezikshme.

Fotografitë e Mhatre duke u përpjekur për të puthur gjarprin janë bërë virale në mediat sociale./Shqiperiaime.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu