Putin dhe Netanyahu zhvillojnë bisedë telefonike

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu zhvilluan një bisedë telefonike me ç’rast diskutuan mbi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Qendra për media e Kremlinit thuhet se në bisedën telefonike me iniciativë të palës izraelite, Netanyahu ka informuar presidentin rus lidhur me operacionet e kryera nga ushtria izraelite në kufirin me Libanin.

Gjatë bisedës Putin ka theksuar rëndësinë e vendimit numër 1701 të Këshilit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB). Ai ka thënë se gjatë operacioneve duhet të veprohet në mënyrë të koordinuar me Forcat e Përkohshme të OKB-së në Liban.

Në bisedë është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në Siri. Po ashtu duke u theksuar nevoja e bashkëpunimit ushtarak në mes të Rusisë dhe Izraelit, është vënë në dukje rëndësia e kontakteve në mes të grupeve të përbashkëta të punës në kuadër të Ministrive të Mbrojtjes të të dy shteteve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu