Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se kriza e së Veriut rrezikon të cojë në një “katastrofë globale” me viktima masive.
Duke folur në fund të samitit të “BRIC”, në Kinë, Putin paralajmëroi mbi “histerinë ushtarake” dhe tha se e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën ishte përmes diplomacisë.
Ai paralajmëroi se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka menduar se mbijetesa e regjimit të tij varet nga zhvillimi i armëve bërthamore, por thekeosi se ky ishte një gabim i madh.
Presidenti rus, paralajmëroi hapur Kim të mos e lejonte Korenë e Veriut të përfundonte si Iraku .
“Sadam Huseini refuzoi prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë, por madje edhe nën atë pretendim, ai u shkatërrua dhe anëtarët e familjes së tij u vranë”, tha Putin- “Vendi u shkatërrua dhe Saddam Hussein u var. Gjithkush e di këtë dhe të gjithë në Korenë e Veriut e dinë këtë”.
Të hënën, ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha se Kim po kërkonte luftë dhe i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së të miratojë masat më të forta sanksionuese të mundshme për të ndaluar programin bërthamor të Phenianit.
Por Putin u tha gazetarëve të martën se edhe pse Rusia dënonte veprimet e fundit të Koresë së Veriut, imponimi i çfarëdo sanksionesh do të ishte “i padobishëm dhe joefektiv”, duke shtuar se Kim do të preferonte më mirë të shikonte popullin e tij tek vdiste urie sesa përmbysjen e regjimit./SYRI.net










