Putin mbërrin në Iran mes akuzave për blerje të dronëve

Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Iran të martën, në udhëtimin e tij të parë jashtë kufijve të ish-Bashkimit Sovjetik vendit që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Putin u takua me presidentin iranian Ebrahim Raisi në Teheran dhe është planifikuar një takim me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, shkruan CNN.

Ai gjithashtu u takua me Udhëheqësin Suprem të Iranit Ayatollah Khamenei, sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA.

“Jam shumë i kënaqur që jam në tokën mikpritëse iraniane. Ne mund të mburremi me shifra rekord sa i përket rritjes së tregtisë. Ne po forcojmë bashkëpunimin tonë për çështjet e sigurisë ndërkombëtare, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zgjidhjen e konfliktit sirian,” tha Putin.

Disa ditë më parë, këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan tha se informacionet e marra nga SHBA sugjeronin se Irani po përgatitej të trajnonte forcat ruse për të përdorur dronët.

Ai shtoi se ishte ende e paqartë nëse Irani i kishte dorëzuar armët.

Marrëdhëniet e Rusisë me Iranin kanë alarmuar zyrtarët perëndimorë, teksa Moska përgatitet të shtojë ofensivën tokësore në Ukrainën lindore pas marrjes së rajonit të Luhanskut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu