Së pari ai synonte Gjeorgjinë, pastaj Ukrainën. Synimi i ardhshëm i Vladimir Putinit ka të ngjarë të jetë një komb që nuk është anëtar i NATO-S në Europë.
Kërcënimi më i fundit i Kremlinit ka kaluar kryesisht pa u vënë re, ndoshta sepse nuk është befasi. Zyrtarët rusë i justifikojnë kufizimet e reja detare me një shpjegim të njohur, duke pretenduar se “operacionet detare më aktive në Arktik të vendeve të ndryshme të huaja” kërkojnë një reagim të tillë.
Kjo është taktika e njëjtë që Presidenti rus Vladimir Putin ka përdorur për vite me vite për të justifikuar aventurat e tij ushtarake: Nga Gjeorgjia në vitin 2008, në Ukrainë në 2014, në Siri në vitin 2015, Putin gjithmonë ka ditur të justifikohet.
Mediat e mbështetura nga Kremlini e përforcojnë këtë mesazh, duke i konsideruar dënimet e Perëndimit për veprimet e Putinit si dëshmi të “Rusofobisë”.










