Putin: Perëndimi “gëlltiti ndarjen e Kosovës”, e Krimesë i vendos sanksione

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në konferencën maratonë për media ku ju predikon rusëve u ankua dhe u paraqit i acaruar kur u sfidua nga gazetari britanik se nuk mund të jetë vetëm perëndimi fajtor për përkeqësimin e marrëdhënieve mes tyre. Ai ankua në perëndimorët demokratik si zakonisht dhe krahasoi Kosovën me aneksimin që Rusia i bëri Krimesë.

Putin që gjendet nën presion dhe këtë herë e mbajti konferencën nga ‘bunkeri’ i tij siç e quajnë selinë e tij ku rri i izoluar për shkak të pandemisë. Këtë javë u njoftua se është zbuluar se ishin spiunët e GRU’së famëkeqe të Rusisë që kishin helmuar opozitarin rus Alexei Navaln nga media Bellingcat.

Ai pas pyetjes së gazetarit britanik u acarua dhe u përgjigj se Krimeja ‘hyri’ nën sovranitetin rus si rezultat i referendumit, për dallim prej Kosovës sipas tij. Mirëpo, në perëndim ‘u gëlltit’ ndarja e Kosovës, derisa banorëve të Krimesë ju vendosën sanksione.

Pyetja e gazetarit britanik nëse ‘a është mundur që Rusia është gjithmonë e pafajshme në marrëdhëniet e këqija me perëndimin apo ka sado pak?“ ishte ajo që zemëroi Putin që tha se “Po ne jemi të mirët, për dallim prej jush (perëndimit)”, deklaroi ai.

Putin vazhdoi me ankesat e dëgjuara shpesh që NATO po shtrihet drejt kufijve të Rusisë, SHBA tërhiqet nga marrëveshje ushtarake.

“Tash shtetet e NATO-s do të fluturojnë mbi Rusinë dhe do t’i dorëzojnë informacion SHBA’së, e Moskës kjo i mohohet”, shtoi Putin.

Presidenti rus shtoi edhe se Rusia ndaj kësaj do të detyrohet të përgjigjet me lloje të reja të armëve.

“Ju jeni njerëz të mençur? Përse mendoni se ne jemi budallenj?”, pyeti Putin kur po fliste rreth pretendimeve të shteteve perëndimore ndaj Rusisë në atë që ajo e konsideron sferë strategjike ushtarake.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu