Putin telefonon Erdoganin për ta uruar për fitoren në referendumin historik

Presidenti Vladimir Putin ka telefonuar mbrëmjen e të djeshme Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për ta uruar për fitoren e referendumit të ndryshime kushtetuese.

Presidenca turke ka njoftuar se Presidenti rus përveç urimit, ka theksuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit për forcimin e armëpushimit në Siri.

Këtë të diel Turqia votoi për t’i dhënë Presidentit Erdogan kompetenca të reja gjithëpërfshirëse, duke shënuar një nga ndryshimet më të mëdha në më shumë se një shekull.

Referendumi i të dielës për ndryshimet kushtetuese dhe fitorja e bujshme e Erdogan ka pushtuar faqet e para të gazetave botërore, duke filluar nga “The News York Times” e SHBA-se, gazetat gjermane e deri tek britanikja “The Economist”./SYRI


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu