Putini do ‘zgjidhje të ekuilibruar’ të çështjes së Kosovës të miratuar nga OKB-ja

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, të cilit i ka thënë se Rusia është e përkushtuar për të gjetur një “zgjidhje të ekuilibruar” për çështjen e Kosovës, e cila gjithashtu duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Pala ruse ka konfirmuar qëndrimin e saj parimor për gjetjen e një zgjidhjeje të ekuilibruar që duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, thuhet në deklaratën e presidencës ruse, botuar pas bisedës telefonike midis dy liderëve.

Më tej thuhet se Vuçiqi e ka njoftuar Putinin me vlerësimin e tij të situatës në lidhje me “zgjidhjen paqësore të çështjes së Kosovës”, në pajtim me kontaktet që i ka pasur me partnerët e jashtëm.

Në njoftimin e Kremlinit thuhet po ashtu se “Serbia mund të llogarisë në mbështetjen ruse në zgjidhjen e kësaj, por edhe çështjeve tjera kyçe”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu