Rusia ka mbajtur sot një paradë të madhe ushtarake bë Sheshin e Kuq, që tregon fuqinë e pakrahasueshme të Rusisë. Marshi vjetor shënon humbjen e Hitlerit në Luftën e Dytë Botërore, edhe pse Vladimit Putin po e përdor këtë për të treguar fuqinë ushtarake moderne të Kremlinit.
Kremlini shpenzoi rreth 1,7 milion dollarë për të spërkatur retë me një koktej kimik që supozohet të garantojë kohën e mirë për të shfaqur forcën e tij ajrore dhe për të nderuar pilotët rusë që kanë shërbyer në Siri.
Por, Putini e shfrytëzoi këtë ditë edhe për t’i përcjellë perëndimit një mesazh, gjatë një fjalimi të mbajtur në paradën ushtarake.
Tradicionalisht Putini shfrytëzon adresimin e tij në paradën e Ditës së Fitores, për të bërë thirrje për unitet brenda Rusisë dhe për bashkëpunim më të ngushtë ndërkombëtar kundër terrorizmit, shpeshherë në mënyrë implicite ose të tërthortë për të kritikuar perëndimin.
Kritikët e Kremlinit thonë se qeveria e Putinit përdor festimet që të ushqejë patriotizmin dhe të dërgojë sinjale gjeopolitike por pak i kushton vëmendje nevojave të veteranëve të moshuar. /albeu